×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant Ujku u arrestua dje në Belgjikë, flasin nga Specialja

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”, po mbahet i ndaluar në Belgjikë, vendin ku ishte duke jetuar.

    Ai u arrestua dje nga autoritetet belge në shtetin që është në kufi me Holandën, venein ku ndodhet paraburgimi në të cilin pritet që ai të dërgohet.

    Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Kjo gjykatë tha  se nuk ka asgjë të re në lidhje me transferimin e tij në paraburgimin e Hagës.

    Shala, i cili gjatë viteve 1998-1999 kishte shërbyer në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë, akuzohet për krime lufte. Aktakuza kundër tij është konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Speciales.

    “Aktualisht nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion shtesë nga ai i botuar në njoftimin për shtyp të djeshëm. Informacione të mëtejshme do të sigurohen kur të jenë në dispozicion”, ka thënë për express Angela Griep, zëdhënëse e Gjykatës Speciale.

    Dhomat e Specializuara thanë dje përmes një komunikate për media se së shpejti do të publikohet aktakuza kundër Pjetër Shalës.

    “Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në komunikatë.

    Në shkurt të vitit 2019, Shala kishte thënë se ishte intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë si i dyshuar./Front Online/

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23 vjetorin e sulmit. Krasniqi ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gati një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”. Në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sulmi mbi Kullat Binjake në New York, ishte sulm mbi vlerat...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ish-kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për Kosovën, atë të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 shtetasve afganë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.