Krahu i luftës ka kërkuar vazhdimisht që Gjykata Speciale t`i hetojë edhe krimet serbe në Kosovë. Kështu ka thënë për Front Online, ish eprori i lartë i Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishi.
“Jo vetëm krahu i luftës por edhe ne deputetët e atëhershëm kemi kërkuasr që të jetë një drejtësi apo të kërkohet një përgjegjësi për të gjithë. Jo në mënyrë të ndarë për krimet e pretenduara nga pjesëtarët e UÇK-së. Kanë thënë se nuk mund të ndryshohet ky Ligj për Speciale për arsye se ka implikime pasi që rezoluta e implikon që të jetë e tillë”, ka thënë ndër të tjera ai./Front Online/
https://frontonline.net/rrefehet-komandant-leka-specialja-pa-legjitimitet-gabuam-qe-e-votuam/