Problemin që e patën mes vete Armenia dhe Azerbejxhani e zgjidhën.
Por, jo bash lehtë e pa dëme.
Para se të pajtoheshin për t`i dhënë fund konfliktit të tyre të ngrirë rreth zonës NagorniKarabakh, të dy shtetet u përballën ushtarakisht për6 javë radhazi.
Se diçka e ngjashme mund të ndodh edhe mes Kosovës e Serbisë, e tha presidenti i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiq.
Deklarata e tij ialarmoi liderët politikë e institucionet kosovare.
Por, të njëjtën aspak serioze, nuk po e sheh NuredinIbishi i njohur në luftë me nofkën komandant “Leka”.
Sipas tij, fqinji verior, e di kufirin e veprimeve.
“Mund të vijë deri afër kufirit, por nuk mund të ndërhyjë se vetë prania e ndërkombëtarëve, forcave policore dhe forcave tjera, FSK-së, çdo herë iu kanë përgjigjur këtyre kërcënimeve”, u shpreh Ibishi për Front Online.
E pa kaluar mirë as 24 orë, Vuçiqi i ra pishman fjalëve të tij, duke thënë se shteti që drejton nuk ndonjë qëllim tjetër pos ruajtjes së paqes.
Zmbrapsjen e tij, Ibishi, që është edhe njohës i sigurisë, e lidh me ngjarjet e dy dekadave me herët që i dhanë një mësim të mirë Vuçiqit dhe ish shefit të tij, Millosheviq.
“E dinë ai që ka pësuar kapitullim në vitin 1999. Të njëjtën do ta ketë prapë. E dinë çfarë rreziku e pret nëse merr një iniciativë të tillë”, u shpreh ai për Front Online.
Ky megjithatë e di se çka deshi të arrijë Vuçiq me deklaratën e tij.
“Ai gjithë këto i dërgon në kuptim të asaj që Kosovën ta mbajë në tension, të imponojë zgjidhjen e vet që duan të bëjnë për Kosovën, ta kushtëzojnë në dialog, dihet çka pretendojnë ata, veriun, Liqenin e Ujmanit dhe gjitha ato resurse aty”, theksoi ai për Front Online.
Sipas tij, një luftë mes Kosovës dhe Serbisë ka pak gjasa të ndodh.