Një fluks i madh i automjeteve është krijuar mëngjesin e së shtunës në pikën kufitare në Morinë.
Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1,700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.
Gjithashtu mësohet se Policia Kufitare po punon me 4 sportele, për të shmangur radhët e gjata.
Ndërkohë fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës.
Porse, ndryshe nga Kosova, në Shqipëri masat kufizuese janë më të lehta, ndaj dhe njëri prej shkaqeve të udhëtimit është edhe ky fakt.