Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar qytetarët e Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
Por, në disa foto të siguruara nga portali FrontOnline, shihet se Autostrada “Ibrahim Rugova” , është tërsisht e mbuluar me borë, madje kjo ka shkaktuar edhe kolona të gjata dhe aksidente në disa pjesë të rrugës.
Lexues të portalit FrontOnline, kanë bërë të ditur se ka 5 orë që janë duke pritur në pikën kufitare në Morinë, për tu kthyer në Kosovë.