Kolona të gjata janë bërë në hyrje të Prishtinës.
Njerëzit po nguten që të hyjnë në Prishtinë para hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid.
Qeveria sot e miratoi vendimin për masat e reja kundër coronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së coronavirusit.
Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.
Vendimi e obligon edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave.
Ai vjen pasi, ditëve të fundit, në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me coronavirus.