E ardhmja e Benjamin Kolollit te klubi zviceran, FC Zurich nuk është ende e qartë.
Kontrata e mbrojtësit lipjanas me klubin e Superligës zvicerane skadon këtë verë, shkruan FrontOnline.
Përkundër disa lëndimeve këtë edicion, Kololli ka qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të klubit nga Cyrihu viteve të fundit.
Në rast se largohet, raportohet se ish-klubi i tij, Lausanne mund ta transferojë atë.
Ndryshe, këtë edicion, Kololli ka bërë 16 paraqitje në Superligën e Zvicrës.
Ai ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime./FrontOnline/