Meqenëse ata që kanë para për një Bentley ndoshta kanë edhe një jaht, kompania tani ka prezantuar koleksionin Mulliner Riviera me temë detare.
I krijuar për të “festuar botën elegante të industrisë së jahteve”, koleksioni Mulliner Riviera bazohet në Continental GT të konvertueshme dhe do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht përmes Bentley Monaco.
Prodhimi është i kufizuar në tre njësi dhe secila ka një ngjyrë të jashtme Egean Blue, Aquamarine ose Caribbean Blue që merr frymëzim nga ngjyrat e Detit Mesdhe.
Koleksioni Mulliner Riviera vjen me një paketë trupi aero me fibër karboni. Prekjet e veçanta vazhdojnë në kabinën me lëkurë prej liri dhe Alcantara, me mbështetëse koke me ” logot e nyjeve të detit” dhe pragjet e dyerve të Riviera Collection.
Balazh Ruz nga Bentley thekson: “Kuptimi i Bentley Monaco për botën e jahteve, fokusi kryesor i principatës, së bashku me njohuritë e stilistëve tanë Mulliner, kanë krijuar makina vërtet të jashtëzakonshme dhe unike. Kjo do të plotësojë vijën bregdetare të Mesdheut që të lë pa frymë dhe rrethinat ku ky Continental GT ka të ngjarë të vozitet dhe të shijohet”.
Motori është një V8 4.0-litërsh me 404 kW/550 kf dhe 769 Nm çift rrotullues, i mjaftueshëm për një shpejtësi maksimale prej 319 km/h./FrontOnline/