Ylli i Spanjës, Koke e ka komentuar fitoren e djeshme të Spanjës përballë Kosovës në “La Cartuja” të Sevillës, raporton FrontOnline.
Në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupënn e Botës “Katar 2022”, Kosova u mposhtë nga Spanja me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes, ylli i Spanjës dhe Atletico Madridit, Koke ka thënë se e ka ditur që nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës.
“Ne e dinim që asnjë lojë nuk është e lehtë. Pritjet janë shumë të mëdha pas Gjermanisë, por të gjithë duan të shkojnë në Kupën e Botës”, ka thënë Koke.
“Nuk ka asnjë skuadër që po fiton lehtë. Ishte shumë e rëndësishme të fitosh sot (dje). Ne patëm një lojë të shkëlqyeshme. Kemi qenë të detyruar kur kemi kërkuar golin”, tregoi ai.
“Nuk është e lehtë të shënosh tre gola, pavarësisht rivalit që ke. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, ka shumë hapësirë për përmirësim”, përfundoi mesfushori spanjoll. /FrontOnline/