Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane por edhe e afërt me familjen Trump ka gozhduar në një emision live ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin.
Ajo i ka kërkuar atij që të përgjigjet për zyrën e tij në Beograd dhe lidhjet e tij me Serbinë?
“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për The Rockefeller Foundation’?, e pyet ajo Abazin.
“Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra’, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, të cilit Kokalari iu përgjigj se ‘’ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.