Komiteti Olimpik i Kosovës ka përfituar grant mbështetës nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për katër vitet e ardhshme.
Granti në vlerë 100 mijë dollarë është aprovuar dje, ndërsa vlen për mbështetjen e sportistëve në përgatitje para garave ndërkombëtare të organizuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik i Evropës, përcjell FrontOnline.
KOK kishte aplikuar në KOK për përgatitjen e sportistëve para garave të ndryshme ndërkombëtare si: Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, Lojërat Evropiane, Festivalet Olimpike Dimërore dhe Evropiane për të Rinj, etj.
Krahas mbështetjes së tillë për sportistët, KOK përmes Solidaritetit Olimpik të KON-it, ndanë edhe bursa mujore për 18 bursistë olimpik Tokio 2020./FrontOnline/