Këngëtarja Nora Istrefi e ftuar tek “Më lër të flas” foli për ndarjen me Robert Berishën.
Ajo ka treguar se vendimi ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë bashkë. Nora u shpreh se vendimi ka qenë i vështirë për të dy, mirëpo erdhi për të mirën e vajzës.
E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.
Me të qeshura, Nora u shpreh:
“Shhh, boll tash. U rikthy Donaldi me Borën kështuqë prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”.
Ajo deklaroi se nëna e saj, është edhe sot kundër ndarjes.
Raporti aktual me Robertin, Nora u shpreh se është “marrëdhenie korrekte, gjithçka që ka të bëjë me Renee, dreka, darka. Jemi munduar që të mos e ndjejë vajza mungesën time apo të Robertit”.
E pyetur mbi tradhëtinë, ajo tha se edhe mund ta kenë tradhtuar por vetë nuk është ndjerë ndonjëherë e tradhëtuar.
Nora la të nënkuptohet se kënga e re është dedikim për Robertin. E pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re, ajo pyeti binjakët se a e kanë dëgjuar këngën “Ciao”.
“Edhe të fala i kam bërë”, u shpreh ajo