Para se Koenigsegg të fillonte të prodhonte modelet Reger dhe Jesko, modeli i vetëm që ofrohej ishte CCX i bukur. Një kopje shitet tani në Shtetet e Bashkuara dhe çmimi është një “vogëlsirë”. CCX u prodhua në vitin 2008 dhe u ngjyros me të zezë metalike.
Megjithëse 13 vjeç, makina ka kaluar më pak se 2,500 kilometra. Është një nga një total prej 29 kopjesh të prodhuara dhe çmimi i tij është afër 1.3 milion dollarë. Koenigsegg CCX është mundësuar nga një motor 4.7-litërsh V8 me dy kompresorë që zhvillon 806 kuaj fuqi dhe 917 Nm çift rrotullues, dhe shoqërohet me një marsh manual me 6 shpejtësi.
Fuqia transmetohet në rrotat e pasme, dhe makina përshpejton nga 0 në 100 km/h në pak më shumë se tre sekonda para se të arrijë një shpejtësi maksimale prej 395 km/h. Makina u servisua për herë të fundit në korrik 2019 dhe që nga ajo kohë ka udhëtuar vetëm 30 kilometra./FrontOnline/