×
  • Lajme
  • Lajme

    Kodra: Pezullimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore po rrezikon seriozisht sistemin shëndetësor

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, Besim Kodra, për “Front Online” ka shprehur shqetësimin për pezullimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, i cili, ndonëse është miratuar në Kuvend, është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

    Kodra tha se ligji është hartuar pa përfshirjen e duhur të akterëve kyç dhe se mosfunksionimi i tij po dëmton rëndë sistemin shëndetësor dhe po ndikon negativisht tek pacientët.

    “Mosfunksionimi i këtij ligji ka pasoja të mëdha për sistemin shëndetësor: dëmton institucionet publike shëndetësore, cenon interesat e pacientëve dhe inkurajon largimin e stafit shëndetësor drejt sektorit privat. Kjo përbën një rrezik serioz për vetë qëndrueshmërinë e sistemit”, u shpreh ai.

    Sipas Kodrës, prioritetet emergjente për sistemin shëndetësor mbeten zbatimi i Sistemit të Integruar të Informacionit Shëndetësor dhe funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore.

    “Sot, ndër urgjencat më të mëdha për sistemin shëndetësor mbeten zbatimi i Sistemit të Integruar të Informacionit Shëndetësor dhe funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore. Pa këto dy shtylla themelore, nuk mund të pretendojmë se kemi filluar ndërtimin e një sistemi që i përgjigjet realisht nevojave të pacientëve”, deklaroi Kodra.

    Edhe një premtim i papërmbushur/ Ligjin që e premtonin vazhdimisht Kurti dhe Vitia është pezulluar nga Kushtetuesja

    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2025
    Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”,...
    Lajme08 Maj 2025
    Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës, i është gëzuar lajmit të zgjedhjes së Papës së ri të Vatikanit. Në një postim në...
    Lajme08 Maj 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me sulmet ndaj gazetarit...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar duke thënë se po refuzohen vizitat për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët...
    Lajme08 Maj 2025
    Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate, ka kërkuar nga këngëtarët dhe të gjith subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të presë nesër kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz, në selinë e aleancës në...
    Lajme08 Maj 2025
    Katedralja “Shën Nënë Tereza” i është gëzuar lajmit për zgjedhjen e Papës së ri të Vatikanit, Robert Prevost. Në një postim në...
    Lajme08 Maj 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elektrike në rrugën “Isa Kastrati”, është ndërprerë përkohësisht furnizimi...
    Vip08 Maj 2025
    Para se të bëhet pjesë Big Basta në ‘Ferma Vip’, është përfolur në mediat rozë se martesa e tij me Vesa Lumën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.