×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kodi civil ka mbetur dëmi më i vogël”, Rrahmani: Ligji për fertilizim është i dëmshëm

    FrontOnline
    04 Nëntor 2024

    Eman Rrahmati, deputet nga Nisma për Familjen tha se kundërshtimi i tij në Kuvendin e Kosovës për Kodin Civil është njëri nga dëmet më të vogla të shkaktuar tek shoqëria kosovare. Ai shtoi se është pozitive që Kodi Civil është rikthyer edhe njëherë nga Kuvendi, pasi që shumica e deputetëve kanë votuar kundër si dhe janë poashtu kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

    Rrahmani në “Debat Plus” theksoi se njëri nga problemet kryesore të tij është se si e sheh qeverisja shoqërinë, organizimin familjar dhe shoqëror.

    “Problemi kryesor për mua është se si e sheh qeverisja shoqërinë, organizimin familjar dhe shoqëror. Kodi civil ka mbetur dëmi më I vogël I shoqërisë. Janë disa nene që I kemi kundërshtuar. Fat I mire që është rikthyer dhe kanë votuar deputetët kundër.. Nëse I pyet deputetët jashta mediave, janë kundër kodit civil. Përgjithësi, mbi 90% deputetët e Kuvendit janë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë. Kundër vullnetit të tyre, kundër krejt saj që e kundërshtojmë.

    Ai tha se edhe Ligji për Fertilizim është shumë më i “dëmshëm” për shoqërinë kosovare sess vet kodi civil, sepse aty përfshihet edhe “surrogacia ku një grua i lejohet të lind një fëmijë qoftë nga një burrë”.

    “Ligji për fertilizim më I dëmshëm për shoqërinë sesa vet kodi civil. Atë ligj përfshihet edhe surrogancia. Ku një grua përdoret si skllave, ku lejohet  lindjen e  një fëmije qoftë nga një burrë,m apo gruaqje. Ligj I ndaluar në shumicën e Evropës.  Çasja është ekstreme në cenim I një vlere shoqërore që e kemi si popull. Është duke u ruajtur kudo. Edhe ligji për gjendjen civile, ku lejohet ndryshsimi I gjinisë varësish prej ndjesisë. Zgjohesh si burrë e ndjehesh si grua”, shtoi Rrahmani.

    Ai përmendi edhe arsyejet kryesore e hyrjes së tij në Lëvizjen Vetëvendosje dhe pastaj edhe për largimin nga ajo.

    “Kur kam vendosë me Iu bashku Lëvizjes Vetëvendosje  ka qenë një situate kur ka qenë obligative rreshtimi I tillë. Nuk është dashur të dyshojmë çështjen ideologjike ku ka qenë rrezik edhe vendi edhe shoqëria.Sikurse është edhe sot largimi dhe ndryshimi I pozicionit politik. Ka qenë I rëndësishëm ndarja e Zajednicës, Demarkacioni, Luftimi I krimit dhe korrupsionit,, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. Ka qenë një periudhë ku nuk ka pasur ndryshim nga qeverisjet e kaluara, një vështrim politik duke u mbështetur në disa emergjenca që I ka pasur vendi. Disa prej tyre nuk janë as temë, as angjazhim e as rëndësisë sikur ka qenë atëherë edhe tanë.  Neve na ndajnë shumë çështje, jo vetëm neni për Kodin Civil”, shtoi Rrahmani.

    E sa i përket takime me zyrtar të Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA], Rrahmani theksoi se i ka “shumë të mira” ku gjatë javës së ardhshme do t’a vizitojë në kuadër të një forumi që mbahet në Washington.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar, ku pritet...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat kanë marrë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit të testeve përkatëse, gjatë këtij viti në gjithë territorin e...
    Të tjera
    Lajme04 Nëntor 2024
    Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar...
    Vip04 Nëntor 2024
    Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. Ai jo vetëm që do...
    Vip04 Nëntor 2024
    Është prezantuar klipi me momentet romantike mes Dianës dhe Arionit. Në këtë klip u përmblodhën momentet e tyre më të afërta, e...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se tash e 4 vjet ish krerët e UÇK po përballen me padrejtësi. Në Facebook, Klinaku...
    Vip04 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi pas prezantimit të klipit të tij teksa bezdis vajzat, ai ka dhënë një mesazh...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të miratuar buxhetin për vitin 2025. Për këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.