×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: Referimi i ‘’Kosova dhe Metohi’’ nga Specialja, fyerje e rëndë dhe goditje e sovranitetit të vendit

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë për sovranitetin e Republikës së Kosovës.

    ‘Përdorimi i termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale apo Prokuroria është fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës’’ tha ai.

    Koci ka potencuar se përdorimi i gjuhës dhe terminologjisë së Serbisë nga një gjykatë që funksionon sipas ligjeve të Kosovës është i papranueshëm.

     “Një gjykatë që funksionon me ligjet tona nuk ka të drejtë të përdorë gjuhën e Serbisë. Nuk është çështje teknike, është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës,” ka theksuar avokati për FrontOnline.

    Sipas tij, përdorimi i këtij termi mund të hapë dyshime serioze në lidhje me neutralitetin e kësaj gjykate dhe mund të vë në pikëpyetje kredibilitetin e saj.

    Nuk është çështje teknike. Është goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit tonë. Me këtë veprim, hapet edhe një dilemë serioze: a është kjo gjykatë vërtet e paanshme, apo vepron sipas logjikës politike?“, ka pyetur Koci, duke ngritur pikëpyetje për ndikimet politike që mund të jenë të pranishme në vendimet e kësaj gjykate.

    Gjykata Speciale shkelë sovranitetin e Kosovës, përdorë termin ‘Kosovë dhe Metohi’” në dokumentin e saj

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka sqaruar deklaratën e tij se “70% e ushtrisë serbe është për rreth kufirit me...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    Lajme28 Maj 2025
    Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës. Kjo do...
    Lajme28 Maj 2025
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të gjitha spitalet e Rezonancës janë ofruar me vullnetin e tyre të plotë për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.