×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: CACTTUS nuk e ka zhvilluar faqen e KQZ’së, aplikacioni është i vendosur në infrastrukturën qeveritare menaxhohet nga ASHI

    FrontOnline
    12 Shkurt 2025

    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Koci tha se ky aplikacion është i vendosur në infrastrukturën qeveritare e cila menaxhohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, teksa shtoi se CACTTUS-i, nuk e ka zhvilluar uebfaqen e KQZ-së.

    “CACTTUS sh.a. nuk e ka zhvilluar webfaqen e KQZ, nuk është përgjegjëse për hostimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen nga sulmet eventuale kibernetike të saj”.

    “Për çështjet që lidhen me sigurinë e infrastrukturës  harduerike, sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të dhënave, dhe luftimin e krimit elektronik (cyber crime), si dhe funksionimin e webfaqes apo aplikacioneve të tjera softuerike brenda infrastrukturës qeveritare, përgjegjësia i takon ASHI, sipas LIGJIT Nr. 04/L-145 PËR ORGANET QEVERITARE PËR SHOQËRINË E INFORMACIONIT”, tha Koci në një shkrim në profilin e tij në Facebook.

    Që nga dita e zgjedhjeve, uebfaqja e KQZ-së ka hasur në probleme të mëdha, ku pas përfundimit të zgjedhjeve, për orë të tëra ka qenë e pamundur që të shikohen rezultatet preliminare të partive politike.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.