×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Koalicionin LDK-AAK në Prishtinë, PDK e quan koalicion klasik për pazare

    FrontOnline
    15 Korrik 2024

    Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Granit Geci, koalicionin e lidhur të hënë mesë LDK-AAK në këtë komunë, po e konsideron si koalicion të krizave prej të cilit nuk pret që të prodhoj diçka të mirë.

    Nesër AAK dhe LDK pritet të zyrtarizojnë koalicionin në Prishtinë

    Geci lidhjen e këtij koalicioni e cilëson edhe si koalicion të pronave dhe çështjeve të cilat, sipas tij, kryetari Përparim Rama dëshiron t’i shtyje përpara.

    “Koalicioni, mendoj se është një koalicion i krizave, një koalicion i krizave i cili nuk do të prodhojë gjëra të mira them kushtimisht për kryeqytetin. Mendoj se është një koalicion i pronave është koalicion i çështjeve të cilat Përparim Rama dëshiron t’i shtyje përpara dhe efektivisht nuk do të ketë ndryshim sa i përket shumicës në kryeqytet. Pra ky koalicion nuk e reprezenton shumicën e kryeqytetit të Kuvendit i cili është brenda kuvendit komunal dhe po presim të shohim si do të shkojnë zhvillimet më tutje. Përparim Rama. gjatë gjithë kësaj kohe është ankuar se po e bllokojnë partitë politike në Kuvend dhe sot e ka arritur një marrëveshje të koalicionit dhe po shpresojmë që do t’i hapet rrugë konsolidimit të mëtutjeshëm të punës së tij dhe të kuvendit”, ka thënë Geci.

    Geci ka thënë në vazhdim se Partia Demokratike e Kosovës. nuk i përkrahë pikat të cilat sipas tyre janë shkelje të interesit publik e në të njëjtën kohë edhe të ligjshmërisë.

    “Nga 25 propozim vendime që i ka sjell në kuvend PDK i ka votuar 22 propozim vendime pra pothuajse të gjitha pikat qe kanë qenë me interes vital PDK i ka votuar dhe do të vazhdojë të i përkrahë aty ku nuk kemi përkrahje në pika të cilat shkelin interesin publik kanë shkelje të ligjshmërisë të njëjtën gjë e kemi bërë edhe gjatë kohës sa kemi qenë në bashkëqeverisje në pika të cilat cenohet interesi publik kanë shkelje ne gjithmonë kemi refuzuar të i përkrahim dhe ashtu do të vazhdojmë deri në fund sa i përket raporteve midis partive politike ne temat të cilat janë në interes vital për kryeqytetin do të bashkëpunojmë me secilën prej tyre mirëpo në tema të cilat e cenojnë interesin publik do të kemi ndarje dhe atë të thellë”, ka thënë ai.

    Asamblisti i PDK-së ka thënë se partia e tij është opozitë dhe do të vazhdojnë të qëndroj e tillë.

    Ai ka thënë se PDK-ja nuk merr pjesë në koalicione klasike për pazare.

    “PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të jetë deri në fund të mandatit dhe të gjitha partitë tjera, të cilat dëshirojnë ta ndjekin rrugën tonë të opozitë bërjes një opozitë-bërje me argumente, një opozitë-bërje e cila është në shërbim së pari të kryeqytetit, ne jemi të hapur të bashkëpunojmë më të gjithë mirëpo koalicione klasike siç jemi mësuar të shohim, për pazare në PDK nuk do të shohim asnjëherë”, ka thënë Geci për Ekonomia Online.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Hyseni Gecaj ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.