×
  • Lajme
  • Lajme

    Koalicioni Vakat i gatshëm të bashkëpunojë për formimin e qeverisë së re

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Rasim Demiri, përfaqësues i Koalicionit Vakat, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se është i gatshëm për bashkëpunim sa i përket formimit të qeverisë së re.

    “Sot kemi pasur një takim të rëndësishëm, kemi biseduar shumë gjëra. Edhe kryeministri ka gatishmëri, edhe ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve dhe Qeverinë e Kosovës. Më shumë sot bisedimet kanë qenë për më tutje për bashkëpunim”, tha ai para mediave, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, Demiri foli edhe për komunën e Reçanit, e që thotë se nëse kjo komunë bëhet, ai do të jetë kandidati për kryetar.

    “Kemi folur më shumë për disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për komunitetin boshnjak. Për shembull, kur është në pyetje Komuna e Boshnjakëve. Ata që duhet të flasim për Komunën e Reçanit jemi ne dhe nëse do të bëhet komuna, unë jam ai që mund të jem edhe kandidat për kryetar për këtë komunë”, deklaroi Demiri.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Prill 2025
    Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës në Gjakovë para Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë...
    Lajme07 Prill 2025
    Ushtarë bullgarë nga Komanda Rajonale Perëndim KFOR-it zhvilluan ushtrime qitjeje në poligonin “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia. “Qëllimi i ushtrimit është të...
    Lajme07 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se “Kosova nuk ka Plan B për anëtarësimin në BE”, ndërsa foli në Qendrën për Studime...
    Të tjera
    Lajme07 Prill 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza...
    Lajme07 Prill 2025
    Një ngjarje e pazakontë është diskutuar këto ditë në Kosovë, ku një hoxhë ka akuzuar kolegun e tij se ka orkestruar një...
    Lajme07 Prill 2025
    Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve...
    Lajme07 Prill 2025
    Koalicioni shqiptar në Maqedoni të Verit, aso kohe opozitar, VLEN që u formua me ndihmën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti si...
    Lajme07 Prill 2025
    Nga 1 maji pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Kështu u bë e...
    Lajme07 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.