Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, një prej dy komunave të vetme ku partia e themeluar nga Thaçi ka arritur të fitojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se sa i përket qëndrimit personal, asnjëherë në jetë nuk do të bënte koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Një gjë të tillë Lushaktu e ka thënë në një përgjigje për “Persikopin”.
“Nuk është mendim i partisë… është mendim i jemi: unë kurrë nuk kisha bo hiç! Por nëse partia vendos është çështje tjetër, mendimi jem është JO me Albin Kurtin”, ka thënë Lushtaku.
Ai tutje ka shtuar se Kurti e ka fituar këtë garë dhe tashmë duhet të ballafaqohet me ato që i ka kundërshtuar gjithmonë.
“…ai e ka fituar garën ai le të ballafaqohet me ato që ai ka qenë kundër gjithmonë”, ka thënë tutje.
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të rënditet e dyta pas Lëvizjes Vetëendosje, por me një diferencë shumë të madhe në vota.
Për PDK’në dhe LDK’në rezultati i 14 shkurtit ka qenë prej më të këqinjve në histori të akvitetit politik disa dekadësh