×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KNSH: Skema e ZRRE-së për tarifën nxitëse për energjinë diellore është ndihmë shtetërore e ndaluar, nuk e autorizojmë

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) në takimin e rregullt të 24-të ka shqyrtuar skemën mbështetëse “Tarifa nxitëse për prodhimin shtesë të 20 MË të energjisë diellore/solare në Republikën e Kosovës’, të njoftuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë më datën 18.06.20.

    Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se Zyra e Rregullatorit të Energjisë i është përgjigjur kërkesës së Komisionit si rezultat i procedurës së autorizuar për mbledhjen e të dhënave në lidhje me këtë skemë – nën dyshimin për dhënie të ndihmës së kundërligjshme. Komisioni i Ndihmës Shtetërore kishte filluar procedurën për vendimin e ZRRE për vënien në zbatim të kësaj skeme më 08.05.2020, pas informatave që kishte pranuar përmes medieve.

    “ZRRE më datë 27.11.2019 kishte marrë vendimin në lidhje me tarifat nxitëse për të përkrahur kapacitete shtesë prej 20 megavat (MËh) të energjisë solare në Kosovë. Vendimi (V_1204_2019) ka caktuar tarifën nxitëse prej 85.5 Euro për Megavatë (MË), duke garantuar kështu çmimin e blerjes për prodhuesit e energjisë diellore/solare, të përzgjedhur mbi bazën ‘kush vjen i pari, shërbehet i pari’, për 12 vitet e ardhshme. Tavani për të përfituar nga kjo masë e ndihmës për prodhues është deri në 3 Megavatë”, thuhet në komunikatë.

    Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka gjetur se skema e aprovuar nga ZRRE, është e kundërligjshme, duke qenë se ka marrë vendim në lidhje me të, pa e njoftuar dhe pa pasur autorizim të Komisionit të Ndihmës Shtetërore për përshtatshmërinë e saj me ligjin, duke shkelur kështu nenin 3 të Ligjit për Ndihmën Shtetërore.

    Gjithashtu, Komisioni i Ndihmës Shtetërore pasi që ka konstatuar se skema e ZRRE nuk ka përmbushur kushtet e përgjithshme (relevante) të përcaktuara me Udhëzuesin e BE për ndihmën shtetërore për mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë 2014-2020 (EEAG) , bazuar në nenin 14 (1.3) i Ligjit Nr. 05/L-100 për Ndihmën Shtetërore, vendosi që skema “Tarifa nxitëse për prodhimin shtesë të 20 megavat të energjisë diellore/solare në Republikën e Kosovës” është ndihmë shtetërore e ndaluar dhe nuk e ka autorizuar atë.

    Komisioni i Ndihmës Shtetërore përmes këtij vendimi (17/2020) obligon ZRRE që të mos zbatojë skemën mbështetëse në fjalë. Gjithashtu, ZRRE merr për obligim për të njoftuar Komisionin e Ndihmës Shtetërore, në lidhje me hapat e ndërmarrë pas pranimit të këtij vendimi.

    Tutje, Komisioni fton ZRRE që me qëllim të përafrimit me rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore të lidhur me Burimet e Ripërteritshme të Energjisë (BRE) të fillojë rishikimin e kornizës ligjore duke i hapur rrugë mekanizmave konkurrues të bazuar në kritere të qarta, transparente dhe jo-diskriminuese të ofertimit (p.sh. formave te ndryshme te ankandeve) në përzgjedhjen e përfituesve nga skemat mbështetëse, dhe zëvendësimin gradual të feed-in tarifës me feed-in primet (ose ngjashëm) konform praktikave të mira dhe në favor të interesit publik.

    Vendimi i KNSH në lidhje me skemën e ZRRE do të jetë i qasshëm në Gazetën Zyrtare të Republikës e Kosovës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Ekonomi24 Korrik 2025
    Energjia, Mbrojtja, Infrastruktura, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Siguria Kibernetike, janë disa nga fushat përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
    Ekonomi23 Korrik 2025
    Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga importet, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues. Sipas të dhënave...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.