×
  • Lajme
  • Lajme

    KMSHK bën thirrje për kujdes në raportimin e tragjedive

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Pas ngjarjeve të fundit të kronikës së zezë në Kosovë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u ka bërë thirrje mediave që të jenë të kujdesshme dhe profesionale gjatë raportimit për tragjedi.

    Në një komunikatë zyrtare, KMSHK thekson se raportimi për ngjarje të rënda duhet të bëhet me ndjeshmëri dhe vetëm kur ekziston interes i lartë publik.

    “Nëse interesi publik është i lartë, atëherë duhet të respektohet privatësia e të prekurve, të mbulohen fytyrat dhe të përdoret diskrecion maksimal”, thuhet në deklaratë.
    Mediat janë të detyruara të respektojnë të drejtën e familjeve për të mbajtur zi dhe të raportojnë me empati dhe vetëpërmbajtje.

    KMSHK thekson se publikimi i fotografive apo videove që shfaqin viktima të aksidenteve, dhunës apo vetëvrasjeve është i ndaluar, përveç rasteve kur ekziston interes publik.

    Gjithashtu, këshilli kërkon që të mos bëhet identifikimi i viktimave në media, përveçse në rastet kur është e domosdoshme për interesin publik.

    “Publikimi i pamjeve të kufomave, trupave të plagosur apo skenave me gjak duhet të shmanget, dhe kur është e pashmangshme, duhet të vendoset një paralajmërim për përmbajtjen e ndjeshme,” theksohet më tej në komunikatë.

    KMSHK i bën thirrje gazetarëve dhe redaksive që të zbatojnë standardet etike dhe të shmangin sensacionalizmin në raportime që prekin ndjeshmërinë e publikut dhe familjarëve të viktimave.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, në përvjetorin...
    Lajme12 Prill 2025
    Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mbajtur ceremonia hapëse e projektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish– kryenegociatorja Edita Tahiri ka folur për jetën e saj personale, nga fëmijëria, martesa deri tek pëlqimet e saj gjatë periudhës së...
    Të tjera
    Kronika12 Prill 2025
    Të premten një person ka raportuar se dikush ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij. “Ankuesi mashkull kosovar ka...
    Kronika12 Prill 2025
    Tri femra janë sulmuar fizikisht në një diskotekë nga dy femra të tjera. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet...
    Kronika12 Prill 2025
    Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi të njëjtit në veturën e tij i është gjetur një granatë dore. Policia në...
    Vip12 Prill 2025
    Një tjetër skenë intriguese ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Egli dhe Gjesti janë parë duke u larë...
    Kronika12 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një tendë e improvizuar me bimë kanabisi të mbjella në fshatin Soqanicë të Leposaviqit....
    Lajme12 Prill 2025
    Diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, thonë njohësit e kësaj...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.