×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim kri*minal, kërkohet protestë gjithë popullore

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16%.

    Në një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, KMDLNj i quan zyrtarët e ZRrE-së “kusarë” dhe “strukturë të organizuar kriminale”, duke i akuzuar për mashtrim, varfërim të qytetarëve dhe shkelje të të drejtave ekonomike e sociale të popullit.

    “Përkundër kundërshtimit plebishitar të qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë, kusarët e ZRrE-së sot morën vendim që faturat të jenë 16% më të larta. Kjo është një goditje direkte ndaj qytetarëve nga një qeveri në detyrë dhe një bord i politizuar”, thuhet në reagim.

    Kundër shtrenjtimit të rrymës ka pasur reagime të shumta nga profesionistë të fushës , oda ekonomike dhe biznese , nga pensionistë dhe kategori sociale, media dhe organizata për mbrojtje të konsumatorit dhe të drejtave të njeriut, por janë shpërfillur nga qeveria në detyrë dhe ZRRE-ja.

    “Qytetarët e Kosovës duhet të marrin shembull nga shtetet më të zhvilluara evropiane që për raste shumë më të lehta se ky veprim kriminal i ZRRE-së, bënë protesta të përditshme dhe të fuqishme deri sa rrëzuan edhe qeveri e lëre më dorëheqje ministrash. Në Hungari vetëm sa u shtrenjtuan thuaja simbolikisht shërbimet për internet, e tërë Hungaria u përfshi në demonstrata dhe u krijua gjendja e jashtëzakonshme. Protestat në Kosovë duhet të kenë karakter ekonomik dhe social dhe duhet të përfshijnë të gjitha kategoritë e qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, moshës, gjinisë, statusit në shoqëri apo bindjeve politike. Duhet të kërkohet shkarkimi dhe përgjegjësi penale për ZRRE-në, ministren në detyrë sikur edhe të hetohet importimi i energjisë elektrike shkaku se ka dyshime se rryma është shitur lirë nga Kosova dhe është blerë me çmime shumë të larta”, thuhet në reagim.

    KMDLNJ po ashtu kërkon kompensimin e parave gjatë periudhës 15- vjeçare për qytetarët e Kosovës për rrymën e shpenzuar në veri, si dhe të eliminohet taksa fikse prej 2 eurove për mbi 500.000 njehsorë në Kosovë, për të cilën nuk ka bazë ligjore.

    “Qytetarët e pakënaqur nuk duhet ta përjashtojnë as grevën e urisë në mbrojtje të mbijetesës së tyre kundër keqbërësve të cilësdo qeveri dhe instrumentit të saj ZRRE-së. KMDLNJ ka përkrahur dhe do të përkrahë çdo protestë apo mënyrë tjetër të kundërshtimit qytetar, në mbrojtje të dinjitetit, statusit ekonomik dhe social”.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Gjetja e një foshnje të porsalindur pa shenja jete në një deponi mbeturinash në fshatin Butovc, sa tmerroi opinionin publik po aq...
    Lajme25 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar përparimet në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Në Facebook, Kurti ka publikuar...
    Lajme25 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj konferencë për media. Nga kjo parti nuk kanë treguar arsyejen e...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2025
    Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar në rrjete sociale ndaj komenteve negative që ka marrë, kryesisht nga llogari...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ardhshme për të forcuar më tej ligjet e imigracionit, të cilat përfshijnë...
    Sport25 Maj 2025
    Fenerbahce Beko ka siguruar titullin e dytë të Euroligës në histori të dielën me një fitore bindëse 81-70 ndaj Monacos në Etihad...
    Lajme25 Maj 2025
    Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, kanë qenë temë diskutimi në takimin...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në...
    Lajme25 Maj 2025
    Kosova për herë të parë do të presë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të ushtrimit më të madh...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.