×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Rrahja e të arrestuarve shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, e konsideron rrahjen e të ndaluarve apo të arrestuarve në stacion policor kur nuk ka asnjë rrezik për askënd, si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, prandaj kërkon të ndërpritet kjo praktikë e mbrapshtë sikur që kërkon që këta policë të mos falen duke ua shqiptuar ndonjë dënim simbolik .

    Sipas KMDLNj, rasti ishte mjaft i rëndë, aq më parë që i riu është rrahur në stacion të policisë ndonëse nuk ka paraqitur asnjë rrezik për policin në fjalë, policët tjerë apo personelin e administratës.

    KMDLNj gjithmonë i ka denoncuar këto raste në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës i cili, pas administrimit të provave ka ndërmarrë dhe propozuar masa ligjore ndaj policëve të papërgjegjshëm, që me sjelljet e tyre e njollosin një punë të mirë dhe të madhe që e bënë pjesa dërrmuese e Policisë së Kosovës e që konsiderohet njëri ndër institucionet më të besueshme dhe më profesionale.

    “KMDLNj–së, në Prishtinë, qytetari A. B. 18 vjeçar, nga Prishtina i ka dhënë një deklaratë se me datën 25 janar 2021, në Stacionin Qendër i njohur si 92 –shi, pa asnjë arsye është rrahur nga një polic, në prani të 3 policëve tjerë të cilët as që kanë reaguar për shkeljet që i ka bërë kolegu i tyre. KMDLNj e ka deklaratën e plotë të riut që është rrahur brenda Stacionit të Policisë në Prishtinë si edhe raportin e mjekut dhe dëshmitë për pasojat e dhunës së përdorur. KMDLNj e ka dërguar rastin në Inspektoriatin Policor të Kosovës duke kërkuar hetime në përputhje me mandatin ligjor që e ka ky institucion. KMDLNj e ka të njohur emrin e të rrahurit sikur edhe emrin e policit që i dhunoi të drejtat e njeriut në Stacion të Policisë mirëpo, për shkak se kjo mund të ndikojë në hetimet që po i bënë Inspektoriati Policor i Kosovës, këta emra nuk do t’i bëjë publik. Rrahja e të ndaluarve apo të arrestuarve në Stacion Policor kur nuk ka asnjë rrezik për askënd, KMDLNj e konsideron shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut prandaj kërkon të ndërpritet kjo praktikë e mbrapshtë sikur që kërkon që këta policë të mos falen duke ua shqiptaur ndonjë dënim simbolik . KMDLNj kërkon të bëhen hetime edhe ndaj policëve që nuk ndërmarrin asgjë për të penguar dhunën ndaj qytetarëve të ndaluar apo që nuk e denoncojnë këtë dhunë. KMDLNj vlerëson se konfliktet verbale dhe jo vetëm verbale midis qytetarëve dhe Policisë së Kosovës bëhen kryesisht për dy arsye : gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik dhe gjatë shqiptimit të gjobave për mosrespektim të masave anticovid : mbajtja e distances sociale , vendosja e maskave, mosrespektimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe ndalimi i grumbullimit të shumë personave”, thuhet në reagim.

    KMDLNj fton të gjithë qytetarët e Kosovës të sillen në përputhje me ligjin, të respektojnë policinë, kurse, çdo rast kur atyre u shkelen të drejtat, duhet t’i paraqesin te Inspektoriati Policor i Kosovës apo te organizatat për të drejtat e njeriut e që kanë mandat të monitorojnë të drejtat e personave të privuar nga liria./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.