×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Prishtina është shndërruar në vatër të infektimit dhe shpërndarjes së Covid-19

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas rritjes së rasteve të fundit me Covid-19, në Kosovë, duke thënë se pret nga Qeveria e Kosovës të veprojë shpejtë në ndërmarrjen e disa masave parandaluese në mënyrë që t’i shmangemi mbylljes totale.

    KMDLNj thekson se është shqetësues fakti se Prishtina thuaja në të gjitha rastet përbën 50% të të infektuarve në nivel vendi prandaj është shndërruar në vatër të infektimit dhe shpërndarjes së infektimit, andaj duhet të ndërmerren masa të menjëhershme.

    Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

    Kohëve të fundit , thuaja në tërë botën kemi një rritje të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19. Në këtë kontekst as Kosova nuk bënë përjashtim. Fillimisht lakorja e të infektuarve nuk ishte shumë e lartë madje për një kohë ishte e ulët krahasuar me vendet e rajonit. Mirëpo sidomos javën e fundit kishim një rritje të madhe të rasteve e që për KMDLNj ën paraqet shqetësim të madh, si i të infektuarve ashtu edhe i viktimave.

    Fillimisht KMDLNj pati kërkuar që në rrethana të caktuara dhe në përputhje me rekomandimet e IKSHPK të zbuten e në disa raste edhe të hiqen krejtësisht masat kufizuese , si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. KMDLNj pati përkrahur masat e qeverisë Kurti për kufizim të lirisë së lëvizjes ndonëse ishte e sigurt se nuk janë kushtetuese mirëpo midis të drejtës për jetë dhe lirisë së lëvizjes përparësi absolute ka e drejta për jetë dhe , mbështetur në këtë parim do ta përkrahë çdo vendim të qeverisë Hoti që merret me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

    Madje KMDLNj thërret kryeministrin Hoti dhe ministrin Zemaj që në përputhje me mandatin që e kanë dhe në bashkëpunim me të gjithë faktorët përgjegjës dhe kompetent të përshpejtojnë marrjen e vendimeve të menjëhershme në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve për aq kohë sa të kemi rritje të rasteve.

    KMDLNj fton partitë opozitare që të bashkëpunojnë me qeverinë në përpjekje për frenim të pandemisë dhe luftën politike ta lënë për një kohë kur do t’i kthehemi normalitetit apo kur numri i të infektuarve do të jetë i menaxhueshëm. Në gjendjen në të cilën jemi në luftë kundër pandemisë nuk mund të jetë vetëm një adresë e përgjegjësisë për përgjegjësi do të kenë të gjithë si pozita, opozita dhe qytetarët që nuk po iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente.

    Është shqetësues fakti se Prishtina thuaja në të gjitha rastet përbën 50% të të infektuarve në nivel vendi prandaj është shndërruar në vatër të infektimit dhe shpërndarjes së infektimit andaj duhet të ndërmerren masa të menjëhershme. KMDLNj pret që qeveria e Kosovës të veprojë shpejtë në ndërmarrjen e disa masave parandaluese në mënyrë që t’i shmangemi mbylljes totale.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.