×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj, pas aktakuzave, kërkon konsensus politik për tejkalim të situatës

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me konfirmimin e aktakuzave ndaj ish udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke thënë se konfirmimi i aktakuzave nga kontabilistët e politikës ndërkombëtare e ka përkeqësuar situatën politike.

    “Edhe para kësaj situate ishte një ndarje e madhe midis pozitës dhe opozitës kurse , tani e kemi një gjendje edhe më të vështirësuar. Presidenti i dorëhequr Hashim Thaçi, ish krye parlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së , Rexhep Selimi me asgjë nuk e kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale prandaj arroganca e Policisë së Gjykatës Speciale dhe vet arrestimi i Jakup Krasniqit ishte i panevojshëm në mënyrë si u bë”, thuhet në reagim.

    Sipas KMDLNJ-së, të lartcekurit tash të arrestuar, përveç dorëheqjes i bënë thirrje qytetarëve të Kosovës të qëndrojnë të qetë dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim që do ta dëmtonte Kosovën.
    “Deri më tani nga teknologët e politikës ndërkombëtare janë prekur PDK, VV dhe NISMA e që më vonë mund të preken edhe subjekte tjera. Në këtë kontekst KMDLNj kërkon nga subjektet politike në Kosovë të ndalin akuzat dhe luftën politike dhe të bëjnë përpjekje që përmes një konsensusi politik të kontribuojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të imponuar. Për këtë , si nismë të mirë dhe të domosdoshme e që duhet të përkrahet është propozimi i AAK-së për faktin se çdo shtet që përballet me këtë situatë do të kishte kërkesa të ngjashme”, thuhet në reagim.

    KMDLNj ka bërë thirrje tek të gjitha subjektet politike të Kosovë që deri në një situatë kur vlerësohet se është tejkaluar gjendja e imponuar të përmbahen nga përpjekjet për rrëzim të qeverisë.

    “Konsensusi midis partive politike mund të krijojë kushte dhe mundësi për zgjedhje të reja apo të propozojnë një president /e , pa pasur nevojë të provokohet një krizë tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të krijojë të gjitha mundësitë për të akuzuarit të kenë mbrojtje efektive dhe profesionale sikur edhe të përkrahin familjet e tyre në rast se ato kanë nevojë për të vizituar të arrestuarit e Gjykatës Speciale. Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për menaxhim të përballueshëm të situatës dhe në konsultim me të gjitha subjektet politike të bëjnë përpjekje për arritjen e një konsensusi politik”, thuhet në reagim.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi para pak minutave janë nisur nga Aeroporti e Prishtinës për të shkuar në Hagë pas aktakuzave ndaj tyre që u konfirmuan nga Gjykata Speciale.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.