Drita njihet për tifozerinë e saj të madhe e cila i del në mbrojtje sa herë që klubi ka nevojë.
“Bardhekaltrit” pasi u mposhtën nga Prishtina (1:2), barazuan befasisht edhe ndaj Besës së vendit të fundit, me ç’rast kanë bërë një hap të madh prapa në luftë për titull të kampionit, shkruan Demokracia.com.
Kishte edhe prej tifozëve që kritikuan lojtarët dhe kryesinë e klubit për këtë “rrëshqitje”.
Megjithatë, tifogrupi “Intelektualët” i kanë dalë në mbrojtje klubit përmes faqes zyrtare.
Ata kishin nje mesazh të qartë në lidhje me situatën e krijuar në klubin gjilanas.
“Kalaja e Dritës nuk mposhtet kur ajo humb por mposhtet kur dorëzohet, e Drita nuk do të dorëzohet kurrë, ne gjithmonë do të luftojmë”, thuhet në postimin e Intelektualëve.