×
  • Lajme
  • Lajme

    Klubi i Prodhuesve: Qeveria e re të mbështesë sektorin e prodhimit, barrierë edhe korrupsioni

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Komuniteti i biznesit kërkon që qeveria e re të formohet sa më shpejtë pasi që vendi po vazhdon të përballet me vështirësi të shumta ekonomike për shkak të pandemisë.

    Drejtues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës presin nga qeveria e re të mbështesë sektorin e prodhimit në vazhdimësi më anë të subvencionimit të eksporteve dhe të adresohen barrierat institucionale me të cilat ballafaqohen bizneset.

    Sekretari gjeneral në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, Vllaznim Osmani thotë se bizneset vazhdojnë të përballen me burokraci të ndryshme, siç thekson ai me korrupsion, për lëshimin e lejeve dhe licencave.

    Osmani: Qeveria të formohet shpejt dhe të vazhdojnë investimet kapitale

    “Ne shpresojmë që qeveria të formohet shpejtë dhe të vazhdojnë investimet kapitale në mënyrë që të qarkullojë paraja sepse është mjaft me rëndësi tani më në kohën e pandemisë. Në aspektin e barrierave të të bërit biznes, vazhdojnë të qëndrojnë të njëjtat të cilat kanë qenë deri më tani. Ajo që ne na brengos është pjesa e barrierave institucionale, të cilat presin të rregullohen. Kemi probleme me burokracitë e panevojshme dhe pengesat e panevojshme si për lëshimin e lejeve për industri të ndryshme, për veprimtari të ndryshme apo edhe për licenca të ndryshme që janë të nevojshme për sektor të ndryshëm. Megjithatë, edhe vazhdimi i tyre bëhet mjaft problematik dhe pengues. Një gjë e tillë e pengon biznesin, e ngadalëson dhe është një çështje që neve na brengos shumë”, theksoi ai.

    Edhe shkalla e lartë e korrupsionit në vend mbetet shqetësuese për Osmanin, i cili thotë se kjo dukuri ndodhë në sektorin e prokurimit që po pamundëson të fitojnë tender prodhuesit vendorë.

    Osmani: Korrupsioni barrierë për bizneset

    “Pjesë tjetër e barrierave është edhe korrupsioni, që është mjaft problematike dhe nuk po ndryshon. Kjo ka efekt negativ edhe në të bërit biznes, e sidomos ka efekt negativ edhe në interesimin e kompanive që të investojnë, qofshin investitor vendor apo të huaj. Mos të harroj të përmendi pjesën e prokurimit publik, është problematike dhe shqetësuese qysh prodhuesit vendorë nuk arrijnë të fitojnë tenderë ende, edhe pse pjesa e ndryshimit të ligjit jep një përparësi prodhuesve dhe kompanive shërbyese”, thotë ai.

    Ai po ashtu thekson se qeveria e re duhet të ketë program konkret për mbështetjen e eksportit dhe prodhimit, që sipas tij, ndikon në rritjen e punësimit.

    Osmani: Qeveria e re ta subvencionojë eksportin për rritje te punësimit

    “Një çështje tjetër që ne presim, është të ketë një program konkret se si do të përkrahet eksporti. Eksporti është shumë i rëndësishëm për neve si sektor i prodhimit, edhe sa më shumë që të rritet eksporti rriten dhe vendet e punës, por edhe të mbrohen vendet e aktuale të punës. Ne kemi nevojë që sektori i prodhimit të përkrahet në vazhdimësi në forma të ndryshme, si përmes politikave të ndryshme, subvencioneve apo përmes mekanizmave përkrahës. Subvencionimi i eksportit është i nevojshëm sikur që bëjnë vendet e tjera, ne presim diç të tillë”, thekson ai.

    Klubi i Prodhuesve bën thirrje që sidomos institucionet publike të konsumojnë më shumë prodhime vendore si de të shfrytëzojnë shërbime e kompanive vendore.

    Osmani: Prodhimet vendore të blihen nga institucionet publike

    “Kemi kompani prodhuese të produkteve mjaft cilësore, të cilat munden të konsumohen prej institucioneve publike, qoftë spitalet, burgjet, policia dhe qeveria në veçanti, mirëpo kemi edhe shumë kompani që ofrojnë shërbime që mund të shfrytëzohen prej institucioneve publike”, thotë ai.

    Ndër të tjera, sipas Osmanit, tregut të punës i nevojiten edhe punëtorë të kualifikuar ose me aftësi të nevojshme për punë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.