Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me 64 vota pro në lexim të parë për këtë projektligj, i cili nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Klubi i Prodhuesve ka përshëndetur votimin e këtij projektligji duke thënë se ky miratim është pritur me padurim nga sektori privat.
“Klubi i Prodhuesve përshëndet votimin nga deputetët e Republikës së Kosovës, për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19. Miratimi i këtij projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese janë në vështirësi të mëdha financiare. Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, dhe përfshirjen e tërë sektorit privat në përgatitjen dhe implementimin e masave që do të dalin nga ky ligj. Sektor ky i cili është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme gjatë kohës së pandemisë” thuhet në komunikatë.