Klubi i Prodhuesve ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.
Ky klub ka falënderuar deputetet dhe partitë politike që siç thuhet në një kumtesë “fillimisht morën parasysh komentet tona rreth këtij projektligji, por ne veçanti komentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik”.
“Edhe një herë theksojmë që ky miratim dhe kjo pako ka qenë mëse e domosdoshme për shpëtimin e bizneseve të sektorit privat të cilët tashmë në një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës njëherit ka kërkuar implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike./FrontOnline/