Aston Villa nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Milot Rashicën.
Klubi nga ishulli e kërkoi futbollistin shqiptar verën e kaluar, por një transferim nuk u materializua, shkruan FrontOnline.
Tani, mediat angleze shkruajnë se Aston Villa e kërkon prapë reprezentuesin e Kosovës.
Rashica iu bashkua Werder Bremenit nga Vitesse për shtatë milionë euro në janar të vitit 2018.
Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2022.
Anësori vushtrrias ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 21 paraqitje këtë edicion./FrontOnline/