Futbolli argjentinas dhe klubi i njohur Boca Junior ka marrë një lajm të hidhur të mërkurën mbrëma.
Alfredo Graciani, ish-anësori i klubit ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Deri te vdekja e ish-futbollistit tashmë të ndjerë erdhi si pasojë e një sulmi në zemër, bëjnë të ditur mediat në Argjentinë.
Graciani kishte 218 paraqitje në kampionat me fanellën e Bocas, teksa kishte regjistruar 75 gola.
I ndjeri në vitet e 80-ta fitoi Superkupën e Amerikës së Jugut me Boca Juniors, por edhe Kupën e Amerikës së Jugut.
Pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, Boca Junior tashmë ka humbur edhe një futbollist të njohur që kishte dhënë kontribut të madh.