Puna e Igli Tares si drejtor sportiv te Lazio duket se i ka pëlqyer një klubi nga Bundesliga.
Bëhet fjalë për Eintracht Frankfurtin, klubi i cili raportohet se ka shprehur interesim për shqiptarin.
Sipas medieve gjermane, Enitracht Frankfurt po mendon që Taren ta emëroj drejtor sportiv te klubi i tyre.
Kohëve të fundit është raportuar se ish-sulmuesi shqiptar do të largohet nga Lazio, pas përfundimit të sezonit.
Për Igli Taren thuhet se interesim ka shprehur edhe Milani.