Milot Rashica është kandidat potencial për t’u larguar nga Werder Bremeni në afatin kalimtar veror.
Ai do ta marrë lejen e klubit gjerman për t’u larguar, shkruan FrontOnline.
Rashica e mbylli me gol edicionin në Bundesliga në humbjen 1:4 nga Borussia Monchengladbach, e cila e rrëzoi nga elita Werder Bremenin.
Ky ishte goli i tretë sezonal për Rashicën.
Megjithatë, “Kicker” raporton se Rashica tashmë mund të largohet vetëm për 15 milionë euro nga Werder Bremeni.
Për të interesim ka shprehur Aston Villa, derisa më parë e kërkonin edhe RB Leipzigu dhe Hertha Berlini./FrontOnline/