Për tri ditë me radhë në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për mosha të reja “West Balkan Football Children’s Cup”.
Në këtë turne në mesin e shumë ekipeve ka marrë pjesë edhe Kosova. Shkolla e futbollit “ Zidane” me njërin prej trajnerëve në vend, Muhamet Dragusha, ka përfaqësuar Prishtinën me grup-moshat U9 dhe U11. Të dy këto gjenerata arritën të lënë gjurmë si pjesë e këtij turneu.
Angazhim i të vegjëlve në fushën e blertë, duke mposhtur shumë ekipe pjesëmarrëse, kulmoi me ngritjen e trofeve.
Kjo nuk është vetëm një fitore në rezultatin e ndeshjes, por një triumf që tregon forcën dhe vendosmërinë e ekipit. Të tillë u treguan edhe me klubet e futbollit nga Serbia.
Porse, klubet si Cervena Zvezda, Partizani dhe Zvezdica, refuzuan të përballem me djemtë e “Zidane”-s.
Frika nga mposhtja e djemve nga Prishtina dhe nacionalizmi i këtij shteti ilustron më së mirë ndikimin e politikës serbe edhe në sport.
Refuzimi për t’u përballur me ekipe shqiptare nga Kosova, pasoj me ndëshkim, duke i eliminuar tri klubet nga Beogradi.
Sidoqoftë, përveç këtij triumfi në Ohër, të vegjlit e “Zidane”-s muaj më parë fituan edhe turneu në Basel të Zvicrës, Shkodër e Durrës, si pjesë e suksesit të vazhdueshëm. /rtk