Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i është bashkuar kompanisë Red Bull si Kryesues Global i Futbollit.
Gjermani është lidhur me një sërë postesh këtë verë por ai duket se do të ndjekë një karrierë të re.
Sipas Sky Sports Germany, Kloppi ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kompaninë në fjalë dhe do ta nisë punën me fillim të vitit të ardhshëm.
Ai do të shërbejë në këtë kompani si këshilltar në disa fusha të menaxhimit, si në trajnime, filozofi, dhe zhvillim të lojtarëve, nënshkrimit me lojtarë dhe trajnerë të rinj.