×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: Pep është trajneri më i mirë në botë, unë jam larg kësaj

    FrontOnline
    09 Mars 2024

    Jurgen Klopp ka dhënë lëvdata të larta për Pep Guardiolën përpara ndeshjes së sezonit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

    Liverpooli është nikoqir i Cityt në ndeshjen derbi të javës së 28-të të Ligës Premier dhe kjo ndeshje mund të vulos pak a shumë titullin kampion.

    Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe në dy pozitat e parë, duke bërë që tifozët e futbollit mezi të presin këtë përballje.

    Para ndeshjes, trajneri i Reds, Klopp u përkujdes ta lavdëroj rivalin e tij, Guardiola, duke e cilësuar si më të mirin në botë.

    “Pep është trajneri më i mirë në botë. Unë kam një jetë shumë të mirë duke qenë se nuk jam as afër kësaj”, ka thënë fillimisht Klopp.

    “Nuk e di se si mund t’i gjykoj menaxherët nga e kaluara, por gjatë jetës sime ai është menaxheri i shquar. Unë shoh përsosmëri kur përballem me të dhe Pep është padyshim ky”.

    “Sapo më thanë se kam një rekord pozitiv kundër Pep… Nuk e kam idenë se si ndodhi kjo për të qenë i sinqertë”.

    “Më bëri një menaxher më të mirë duke u përpjekur të gjej zgjidhje. E di që jam mjaft i mirë edhe në atë që po bëj, nuk dua të tingëllojë si, “O Zot, jam i lumtur që jam këtu”, por ti më pyete për më të mirin: ai është më i miri”.

    “Nuk mendoj se është një rivalitet, por e kuptoj pse e quani kështu. Nuk ka rivalitet. Të dy jemi vërtet konkurrues, të dy duam të fitojmë ndeshje futbolli dhe të dy jemi të bekuar me lojtarë vërtet të mirë në ekipet tona”.

    “Nëse takohemi në të ardhmen do të jetë plot respekt. Nuk kemi pasur mundësi të takohemi më shpesh, por do të kishim shumë për të folur. Patjetër”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport15 Korrik 2025
    Kosova U20 në basketboll ka arritur sukses, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj në një ndeshje...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    Sport15 Korrik 2025
    Pas humbjes së rëndë 4-0 të Real Madridit ndaj Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, një tjetër zhvillim...
    Të tjera
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votueseve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministri hungarez thotë se duhet të vendosen sanksione ndaj udhëheqësve të Ukrainës – një deklaratë e papritur e nxitur nga vdekja e...
    Sport15 Korrik 2025
    Pas humbjes së rëndë 4-0 të Real Madridit ndaj Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, një tjetër zhvillim...
    Vip15 Korrik 2025
    Vetura do të jetë në ankand online deri më 31 korrik, dhe ka një dizajn unik të dizajnuar nga vet këngëtarja Dua...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.