U.D. drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku foli rreth situatës me Covid-19 në Infektivë.
Ai tregoi që po vazhdon gjendja e rëndë në Klinikë, teksa tha që nuk ka shtetër të lirë për qëndrim 24 orësh.
“Klinika Infektive vazhdon ti ketë të mbushura kapacitetet me pacientë për arsye se është klinika e parë për Covid. Orientimi i parë i pacientëve është këtu. Këtë 10 ditëshin e fundit e kemi një kapacitet të shtuar. Ne jemi duke e dhënë trajtimin vazhdimisht edhe pse kemi staf të infektuar.
Me forcat tona po japim ndihmë për të gjithë ata. Kërkesat për hospitalizim janë të mëdha. 120-122 pacientë, janë të mbushura kapacitet e klinikës me pacientë. Shtretër të lirë me qëndru për 24 orë nuk kemi asnjë, kërkesat janë të mëdha, është rritur shumë numri i pacientëve”.
Sadiku tha që nëse vazhdon ky trend i rritjeve të rasteve me koronavirus, duhet vendosur masa të reja.
“Nëse vazhdon ky trend i rritjeve të rasteve duhet vendosur masa të reja. Shumë vende në Evropë po bëjnë mbyllje”.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/posts/490245748996175