×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika Infektive e mbushur me pacientë, 80 përqind e tyre me oksigjenoterapi

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Në Klinikën Infektive janë të mbushura të gjitha kapacitet spitalore dhe aktualisht janë të shtrirë 112 pacientë dhe 80 përqind prej tyre janë me oksigjenoterapi.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, i cili deklaroi se në këtë klinik tashmë janë të shtrirë 112 pacientë.

    Ai tha se një pacientë i cili ka qenë i intubuar është dërguar në Mjekimin Intensiv për shkak të disa punimeve që janë duke u zhvilluar për të finalizuar shtretërit e Infektivës në sistemin qendror të oksigjenit.

    “Ne i kemi të gjitha kapacitetet e mbushura i kemi gjithsej 112 pacientë, prej të cilëve diku 80 për qind janë me oksigjenoterapi dhe vazhdojmë të japim trajtim por kapacitet janë komplet të shfrytëzuara tashmë…Sot e kemi pas një pacientë të intubuar e kemi përcjell në Mjekimin Intensiv arsyeja e përcjelljes është se janë duke u bërë disa renovime përfundimtare me qëllim të funksionalizimit të komplet sistemit të oksigjenit i cili ka nisur dje”, u shpreh ai.

    Nga dita e djeshme në Klinikën Infektive të QKUK-së, është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike. E kjo po shihet si një lehtësim shumë i madh për profesionistët shëndetësor por edhe pacientët.

    “Është lehtësim shumë i madh edhe për pacientin por edhe për stafin realisht, sepse gjithmonë ka qenë në panik se në orën 3 apo 4 të natës ka mundur që pacientit me iu shpenzua boca dhe pastaj alarm me thirr bocmenin deri sa vjen me kohë, sigurisht që tani ajo sfidë na është larguar neve dhe nuk e kemi këtë dhe kjo do jetë shumë më mirë për pacientët por edhe lehtësim për ne personelin shëndetësor për arsye se realisht nuk do e kemi shqetësim e furnizimit me oksigjen për pacientët që kanë nevojë e tek COVID-19 70, 80 e atyre që janë të spitalizuar kanë nevojë për oksigjen”, theksoi Sadiku.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka deklaruar se përveç barit antiviral remdesivir që ende po vazhdoj qytetarët ta sigurojnë vetë, mungesa tjera nuk kanë.

    “Në përgjithësi kemi pasur furnizim tash mund të ndodh një dit apo dy është çështja e operatorëve por në përgjithësi kemi pasur furnizim e vetmja ka qenë remdesiviri që nuk ka mundur të sigurohet si bar antiviral dhe deri tani kanë qenë të detyruar me blerë pacientët nga xhepi i vetë“, deklaroi infektologu Sadiku.

    Ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i qytetarëve të prekur me COVID-19. Në 24 orëshin e fundit kanë rezultuar 632 raste positive, ndërsa janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti gjatë qëndrimit të tij në kafaz, këtë ‘objekt’ e përdori edhe për vallëzim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.