×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë nuk ka as vitaminë C

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Familjarëve të pacientëve me COVID-19, të cilët janë të shtrirë në klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), vazhdimisht u kërkohet që të blejnë ilaçet për trajtimin nga coronavirusi.

    Samir Fejziu, nëna e të cilit është e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pavarësisht se është thënë që kjo klinikë ka medikamentet e duhura, ata po detyrohen që të blejnë ilaçet që mungojnë.

    “E kam nënën këtu, është post-COVID. Me COVID-19 e kam pas edhe babanë dhe nënën, e na ka kushtuar (shërimi) shumë. Në fillim nga gjashtë infuzione, disa i kanë pasur, por shumicën nuk i kanë pasur, është dashur të blihen”, tregon Fejziu.

    Në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht po trajtohen rreth 25 pacientë të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

    Rifat Aliu, nga fshati Qylagë në Komunën e Lipjanit, thotë se nuk e di se cilat medikamente i ofron kjo klinikë, por siç shprehet ai, vazhdimisht ka kërkesa nga personeli shëndetësor, që të blihen barna.

    “Unë nuk jam profesionist që t’ua di emrat medikamenteve, por shumicën i blejmë vetë. Nuk e di këtu çka ka, veç këtyre infuzioneve që i japin, të tjera barna nuk e di çka ka”, shprehet ai.

    Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, tha se gjatë fundjavës, ka pasur mungesë të disa barnave, përfshirë edhe të vitaminës C.

    “Do të thotë, vetëm vitamina C ampula nuk ka. Ciprofloxacin (antibiotik që përdoret për një sërë infeksionesh bakteriale) deri të premten nuk ka pasur. Të premten ka ardhur, por zëvendësuesi i tij ka qenë”, tha Hoxha.

    Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, shpjegoi se shumë barna që përdoren kundër koronavirusit, spitalet i kanë.

    “Sa i përket barnave anti-COVID, me përjashtim të atyre barnave që kam deklaruar edhe më herët, të tjerat janë. Disa vitamina në formë tablete nuk ka pasur ofertues asnjëherë nga asnjë kompani. Pra, nuk kanë sjellë oferta. Ndërkaq, në forma të ampulave të vitaminave, atyre që vendosen në infuzione, janë të disponueshme”, tha Krasniqi.

    Po ashtu, edhe barnat anti-virale janë. Remdesiviri nuk është arritur të sigurohet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Favipiravirin dhe të tjerat i kemi. Ciprofloxacin kemi marr një donacion të vogël, derisa të lidhet kontrata, pasi që e dini që është në organin shqyrtues në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit), për shkak të ankesave të kompanive lidhur me këto procedura. Në ndërkohë, barnat e tjera i kemi në dispozicion”, shtoi ai.

    Sa i përket spitaleve rajonale, ai i Prizrenit “Prim.Dr.Daut Mustafa”, sipas drejtuesve të SHSKUK-së, është më i ngarkuari me pacientë me koronavirus.

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.