Një rast i lëndimit të rëndë dhe dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Klinë.
Policia bën me dije se viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe djali i axhës së tij, dy të dyshuar meshkuj kosovar.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.
Detaje tjera rreth këtij konflikti nuk janë dhënë.