×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Klinë: I akuzuari pranon se kundërligjshëm ishte furnizuar me energji elektrike

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    I akuzuari për vjedhje të shërbimeve, Imer Musaj, e ka pranuar fajësinë, në seancën e shqyrtimit fillestar që është mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i çështjes, Muharrem Bajraktari, i akuzuari Musaj, fillimisht ka deklaruar se pjesërisht e ndien vetën fajtor, pasi që sipas tij, kompania KEDS, i kishte hequr njehsorin elektrik, me arsyetimin se nuk është duke funksionuar në mënyrë të rregullt, mirëpo nuk e kishte zëvendësuar të njëjtin prej dy javësh.

    “Unë pjesërisht e ndiej vetën fajtor. KEDS-i e ka marrë orën time, për shkak se sipas tyre ora ime nuk po numëron mirë. KEDS-i, nuk e ka zëvendësu me një orë tjetër dhe nuk kanë ardhur që dy javë. Megjithatë unë po e pranoj fajësinë për këtë vepër”, ka thënë i akuzuari Musaj.

    Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Musaj, nuk e ka kundërshtuar prokurori Bajraktari, si dhe më pas me aktvendim e ka aprovuar edhe gjykatësi i rastit, Jashar Gashi.

    Gjykatësi Gashi, ka thënë se aktgjykimi do të shpallet më 5 nëntor 2019, në orën 15:00.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 6 gusht 2019, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Imer Musaj, akuzohet për shkak se më parë e gjerë më 4 shtator 2017 në shtëpinë e tij, në cilësinë e shfrytëzuesit të energjisë elektrike, në kundërshtim me nenin 61 të Ligjit për Energjinë Elektrike, me qëllim që vetës t’i sjellë pasuri në mënyrë të kundërligjshme, pa autorizim të furnizuesit të autorizuar, ka përdorë energjinë elektrike.

    Në aktakuzë thuhet se gjatë kontrollit të bërë nga ana e komisionit të autorizuar të KEDS-it, të njëjtit kanë hasur që në atë objekt njehsori elektrik është i pa bllombuar, ku L1 rezulton me hyrje-dalje të bashkuar, me çka në mënyrë të paautorizuar ka shpenzuar energjinë elektrike të paregjistruar, duke i shkaktuat KEDS-it dëm në vlerë prej 436,43 euro.

    Për shkak të këtyre veprimeve, ai akuzohet se ka kryer vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 6, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku i ka bë ftesë Këshillit të Përgjithshëm...
    Lajme02 Prill 2025
    Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK) ka thënë se suksesi i një qeverie nuk varet ekskluzivisht nga...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, pas vizitës së tij në Kosovë, ka vazhduar rrugëtimin e tij për në...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të riparimeve të nevojshme si...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se një luftë tregtare mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të shmanget, pasi do të dëmtonte...
    Sport02 Prill 2025
    Ndonëse pa peshë sa i përket pozitave në tabelë, ndeshja ndërmjet Borës dhe Proton Cable Prizrenit po del të jetë shumë interesante....
    Lajme02 Prill 2025
    Sikurse sot edhe nesër qysh herët në mëngjes duke filluar nga ora 08:00 aktivistët e grupit ‘’Asnji cent ma shumë’’ do të...
    Lajme02 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy. Sveçla tha...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.