Një person i dyshuar është arrestuar në Klinë.
I njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Klinë 03.02.2023-17:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht djalin e tij (i mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online