Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku ka deklaruar në emisionin “Debat”, se e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale në forma të ndryshme pasi kjo gjykatë gjykon vetëm pjesëtaret e UCK-së dhe jo edhe krimet Serbe në Kosovë.
“Ne e kemi kundërshtuar me protesta dhe aktivitete të ndryshme sepse nuk mund të jetë gjykatë e drejtë kur gjykon vetëm ushtarë të UCK-së, kjio gjykatë nuk gjykon krimet që i ka kryer Serbia”, ka thënë Klinaku
Klinaku ka thënë se Specialen e shtyrë Serbia por është krijuar nga deputetët e Kosovës.
“E ka shtyrë Serbia që të krijohet mirëpo deputetët e kanë krijuar këtë Gjykatë”, ka thënë Klinaku.
Kujtojmë se të mërkurën policia e Prokurorisë Speciale në Hagë ka kërkuar nga avokati Tomë Gashi dhe sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.