U.D i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, për FrontOnline, nuk ka specifikuar për hapat e më tutjeshëm, pas publikimit të incizimit ku dëgjohet derisa flet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me Milan Radojeçiqin, tani të akuzuarin kryesor për sulmin në Banjskë i cili ndodhi vitin e kaluar.
‘’E keni statusin në Facebook, jam në takim e s’mundem me u përgjigj’’ tha shkurt Klinaku për FrontOnline, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ndryshe, Klinaku dje përmes një postimi në Facebook tha se pushteti i Kurtit ka qenë në koordinim me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
‘’Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën’’ tha ai.
Klinaku ka shkruar se kjo është dëshmuar vahzdimisht koordinimi mes pushtetit actual dhe Milan Radojeçiqit kundër interesave të veteranëve.
‘’Është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve’’ ka thënë Klinaku./FrontOnline/
A do të ketë protesta nga veteranët e UÇK-së?