Ushtruesi i Detyrës të kreut të OVL-UÇK, Faton Klinaku thotë se përgjigjja më e mirë e kërcënimit për luftë është uniteti kombëtar e politik.
Klinaku konsideron se Kosova duhet të presë përfundimin e procesit zgjedhor në SHBA për të vazhduar dialogun me Serbinë.
Ai kërkon që dialogu të zhvillohet me ndërmjetësimin amerikan dhe me platformë të qartë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përgjigje më e mirë ndaj çdo kërcënimi për luftë, do të ishte uniteti kombëtar dhe politik.
Kosova duhet të pres përfundimin e procesit të zgjedhjeve në ShBA, për ta vazhduar dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, por edhe duhet të ketë një platformë të qartë në bisedime.