×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Pengimin e drejtësisë po e bën zyra e Prokurorit, ata i kërc*ënuan edhe dëshmitarët

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliu.

    Sot është bastisur  edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.

    Kilaj ishte arrestuar edhe nëntorin e kaluar nga kjo gjykatë, por ai ishte lirua më 15 maj të këtij viti nwn kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.

    Ndërsa gjatë vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale ishin kryer bastisje edhe  në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

    Siç ishte raportuar atë kohë, aksioni lidhej me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Po ashtu sipas raportimeve ishin sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë dokumente dhe telefona.

    Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka reaguar duke e quajtur këtë si një “spektakël” që ka vazhduar për një kohë të gjatë.

    ‘’Arrestimet dhe bastisjet që po ndodhin sot janë spektakle të vazhdueshme që këta i kanë bërë vazhdimisht derisa atje në Hagë shokët tanë po përballen me shpifjet që i kanë bërë njerëzit ‘’, tha Klinaku për FrontOnline.

    Ai ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar se po përpiqet të krijojë prova duke analizuar telefonat e të arrestuarve.

    ‘’Zyra e Prokurorit Special mundohet që diçka të nxjerrë nga këto bastisje nga telefonat e tyre se këta kanë komunikuar me njerëz dhe mundohet të krijojnë fakte ndonëse nuk kanë fakte’’, tha Klinaku.

    Klinaku ka thënë se krerët e UCK-së  po mbahen në paraburgim pa fakte të mjaftueshme dhe se Prokuroria po përdor shantazhin ndaj dëshmitarëve për të detyruar ata të japin dëshmitë që duan.

    ‘’Po ashtu pengimin e drejtësisë janë duke e bërë dhe e kanë bërë vazhdimisht zyra e prokurorit te specializuar sepse i kanë kërcënuar dhe shantazhuar dëshmitarët vazhdimisht që ne kemi fakte i kanë kërcënuar e shantazhuar  për t’i detyruar ata të flasin siç duan ata’’, përfundoi Klinaku.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gjakovë, e kjo me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vajza e saj. Policia ka bërë...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Është zhdukur një person në Prizren. Një person ka raportuar se djali i tij është është larguar nga shtëpia dhe nuk se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Pas reshjeve të borës, rrugët e Gjilanit dhe ato të fshatrave të kësaj komune janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.