U.D i OVL-së ka deklaruar në “Debat Plus”, se deklarimet e ambasadorit amerikan Philip Kosnett për Gjykatën Speciale se kjo e fundit ka mandat nuk ka nevojë të i vazhdohet, nuk merret fare me to, shkruan Front Online.
“S’merrna çka deklaron ai, por çka thotë kushtetuta. As ambasadori amerikan nuk është mbi kushtetutën. Është Gjykata Kushtetuese ajo që e përcakton se sa ka mandat”, ka thënë Klinaku.
Klinaku më tutje është shprehur se do të dërgojnë në Kushtetuese këtë çështje, në mënyrë që të saktësohet se cili është mandati i Speciales.
“Ne do të gjejmë forma se si të trajtohet kjo çështje në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Klinaku.