Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së, ka bërë të ditur se Gjykata Speciale nuk ka konfirmuar asnjë aktakuzë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Klinaku ka shkruar se për këtë e ka njoftuar nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Klinaku, ka thënë se për konfirmimin e aktakzuave nuk kanë njohur as avokatët e Gucatit dhe Haradinajt.
Gjatë ditës së djeshme avokati i Gucatit dhe Haradinajt, Tomë Gashi në Kanal10 ka thënë se Prokuroria e Specializuar në Hagë ka konfirmuar dorëzimin e aktakuzës ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt./FrontOnline/