Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, thotë se ka biseduar me nënkryetarin e organizatës, Nasim Haradinaj.
Klinaku në një deklaratë për RTK-në, ka thënë se Nasim Haradinaj i ka thënë përmes telefonit, se në ditën e flamurit ish krerët e UÇK-së e kanë një festë të vogël në Hagë.
“Dje kam fol me Nasimin, edhe ata më thanë se sot e kanë një festë të vogël”, tha Faton Klinaku.
Madje, Klinaku ka thënë se krerët e UÇK-së përmes tij ua kanë uruar ditën e flamurit të gjithë shqiptarëve.
Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, e Sali Mustafa po përballen me drejtësinë në Hagë.
Përveç Haradinajt e Gucatit, mbi të tjerët rëndojnë akuzat për krime lufte gjatë kohës që ata shërbyen në luftën çlirimtare të UÇK-së.